Rritet numri i personave të infektuar me fruthin, 23 raste gjatë muajit maj

June 9, 2025
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton opinionin publik se në vendin tonë gjatë periudhës 05–30 maj 2025 janë raportuar 23 raste të konfirmuara me fruthin.

Përhapja, sipas komunave: Ferizaj (14 raste), Prishtinë (4 raste) Shtime (2 raste), Lipjan (1 rast), Fushë-Kosovë (1 rast) dhe Kaçanik (1 rast). Numri më i madh i rasteve të raportuara janë nga Komuna e Ferizajt (60.9%) dhe shumica në mesin e fëmijëve të moshës 1–2 vjeç.

“Të gjitha rastet janë të pa vaksinuara dhe mbi 85% të tyre janë të lidhura me institucione parashkollore (çerdhe/kopshte)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rikujtojmë për prindërit dhe qytetarët se Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, por parandalohet në mënyrë efektive përmes vaksinës MMR.

IKSHPK-ja bën thirrje të fuqishme për vaksinimin e menjëhershëm të të gjithë fëmijëve sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Vaksina MMR (Fruth, Shtyta dhe Rubellë) është falas, e sigurt dhe shpëton jetë.

Për më shumë informata, kontaktoni qendrën më të afërt të vaksinimit në komunën tuaj!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Eskalojnë protestat në Los Angelos, gazetarja australiane sulmohet me plumb gome

Të fundit nga

Një qytetar me kërkesë për deputetët

Para fillimit të seancës konstituive, qytetari Fatmir Muçolli po qëndron para hyrjes kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai po kërkon nga deputetët që deputetja Saranda Bogujevci të zgjedhet kryeparlamentare. Ky
sqmken
ShkoLartë