Rritet numri i pacientëve me grip, kujdes të shtuar tek fëmijët nën 2 vjec

January 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 janar – Me ardhjen e stinës së dimrit shtohet edhe numri i pacientëve të sëmurë me grip dhe viruse të ndryshme si tek fëmijët ashtu edhe tek të moshuarit. Mjekja Ferihane Bajrami thotë se aktuialisht mbizotëron gripi dhe është një sëmundje pak më e rëndë në krahasim me ftohjen e zakonshme e cila shfaqet e papritur dhe shkaktohet nga virusi i influencës A dhe B.

“Simptomet tipike të gripit janë temperaturat e papritura të larta të cilat shpeshherë shoqërohen edhe me ethe, ato shkojnë deri në 39 ose dyzet gradë celsius që shpesh janë rezistente nda antipiretikëve, pastaj kemi dhimbje fyti, koke, plogështi totale, koll i thatë, kemi humbje të oreksit dhe fëmijët ankohen në dhimbje të muskujve, vjellje dhe diare. Tek disa fëmijë gripi kalon lehtë dhe me trajtim shtëpiak që zgjatë nga 5 deri në 7 ditë, mirëpo tek disa fëmijë mund të ndërlikohet laringite, bronhite dhe pneumoni si dhe inflamacion të muskujve”, shprehet mjekja Ferihane Bajrami.

Në këtë sezonë të gripit me të rrezikuar janë fëmijët nën moshën dy vjeçare dhe ata që janë me sëmundje kroinike të zemrës dhe mushërive.

“Gripi është më i rrezikshëm tek fëmijët e vegjël ato nën moshën dy vjeçare si dhe tek fëmijët që janë me sëmundje kronike të zemrës, sëmundje kronike të mushëkrive si dhe ata që kanë problem neurologjike. Rastet e lehta të gripit mund të trajtohen në kushte shtëpiake me anë të rehidrimit oral, gjegjësisht konumimit të më shumë lëngjeve, vtaminave, vitamin c, gjithashtu duhet pushim dhe izolim gjatë simptomeve të gripit ndërsa ato raste që ndërlikohen dhe komplikohen patjetër duhet trajtim spitalor”, theksoi Bajrami.

Mjekja Bajarmi thotë se mënyrë më e mirë e parandalimit është që gjatë simptomeve të para të bëhet izolimi i pacientit, pushimi, marrja e vitaminave dhe vaksinës kundër gripit e cila preferohet për fëmijët me imunitet të dobët dhe me sëmundje kronike si dhe tek personat mbi 65 vjeç me sëmundje kronike.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare regjisori Jeff Baena

Story i radhës

Ndahet nga jeta kirurgu i njohur shqiptar, kolegët mesazh prekës në rrjete

Të fundit nga

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Ish-sulmuesi i Irlandës dhe Tottenham, Robbie Keane, është emëruar trajner i Ferencvaros, ka njoftuar klubi hungarez të hënën. “Njoftojmë se pasardhës i holandezit Pascal Jansen për të drejtuar ekipin tonë tridhjetë e pesë herë kampion dhe
ShkoLartë