rritet numri i lindjeve ne qkuk keto jane shifrat krahasuar me vitin e kaluar 625293069e2e6

Rritet numri i lindjeve në QKUK, këto janë shifrat krahasuar me vitin e kaluar

April 10, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli në një intervistë ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti janë kryer 2 142 lindje, mbi 210 më shumë se vitin e kaluar.

Doktor Ismajli ka shtuar se nga ky numër, 824 lindje janë kryer me prerje cezariane, kjo ngase sipas tij, në pandemi janë referuar shumë raste nga spitalet regjionale.

“Për tre muajt e parë të këtij viti janë 2 142 lindje dhe krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar kemi diku 215 deri në 216 lindje më shumë se tre muajt e vitit të kaluar”.

“Nga kjo shifër që e cekëm 824 lindje janë me prerje cezariane. Kjo shifër është pak më e lartë duke e pasur parasysh se gjatë kohës së pandemisë kemi një referim të pacienteve të cilat kanë nevojë për ndërhyrje operative nga spitalet regjionale të Kosovës”.

Tutje theksojë se janë të furnizuar mjaftueshëm me barna dhe material shpenzues.

“Pothuajse ka më shumë se një muaj që nuk kemi asnjë paciente të hospitalizuar me Covid-19në klinikë”.

“Nga lista esenciale për momentin kemi sasi të mjaftueshme edhe të barërave edhe të materialit shpenzues. Për momentin nuk i detyrojmë pacientët të blejnë as barëra e as material shpenzues”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

181 te arrestuar ne vetem nje jave 33 te shpallur ne kerkim 62529302e99c2
Story i mëparshëm

181 të arrestuar në vetëm një javë, 33 të shpallur në kërkim

kallas
Story i radhës

Forca e Kallas, ideja e NATO-së!

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë