rritet numri i fluturimeve dhe udhetareve ne aeroportin adem jashari 6af71a00dd924

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin “Adem Jashari”

November 13, 2026
1 minut lexim

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shënuar rritje gjatë muajit shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)  gjatë këtij muaji janë realizuar 2 mijë e 548 fluturime, apo 6.5 për qind më shumë se në shtatorin e vitit 2025, kur ishin realizuar 2 mijë e 392 fluturime, raporton Indeksonline.

Rritje është shënuar edhe në numrin e udhëtarëve. Në total, gjatë shtatorit të këtij viti janë regjistruar 393 mijë e 360 udhëtarë, që paraqet një rritje prej 4.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ta, 171 mijë e 168 udhëtarë kanë udhëtuar në ardhje, ndërsa 222 mijë e 192 në shkuarje.

Këto të dhëna tregojnë për një rritje të aktivitetit të transportit ajror në Kosovë gjatë shtatorit të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti mos e keqperdorni badinterin kunder interesave te shqiptareve bdi po tenton te bllokoje ligjin per jurisprudencen 6af719a21cdab
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

u arrestua gjate protestave studentore kunder rames lirohet klevin metaj apeli i ndryshon masen e sigurise 6af71a5ca576e
Lajmi i radhës

U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës, lirohet Klevin Metaj! Apeli i ndryshon masën e sigurisë

Të fundit nga

Grenlanda ndryshon zonën kohore

Pjesa më e madhe e Grenlandës do të kthehet në zonën e saj të mëparshme kohore GMT-3 në fund të vitit 2027, pasi parlamenti i vendit miratoi dje një vendim për të
ShkoLartë