u arrestua gjate protestave studentore kunder rames lirohet klevin metaj apeli i ndryshon masen e sigurise 6af71a5ca576e

U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës, lirohet Klevin Metaj! Apeli i ndryshon masën e sigurisë

November 13, 2026
1 minut lexim

Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, është liruar nga masa e arrestit në shtëpi.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke caktuar “detyrimin për t’u paraqitur” një herë në muaj pranë organit përkatës. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ndaj studentit masën e “arrestit në shtëpi”. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Gentian Sejrani, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj ka përfaqësuar Metajn në procesin gjyqësor të Apelit.

Përmes një reagimi, Sejrani bëri të ditur gjithashtu se është regjistruar kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me atë që ai e cilëson si trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj studentit.

“Sot, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin, duke caktuar ndaj Klevin Metajt masën e sigurimit ‘detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës’”, njoftoi avokati. Ndërkohë, çështja ndaj efektivëve të policisë do të vijojë përmes kallëzimit penal të regjistruar lidhur me pretendimet për trajtimin e studentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet numri i fluturimeve dhe udhetareve ne aeroportin adem jashari 6af71a00dd924
Lajmi i mëparshëm

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin “Adem Jashari”

grenlanda ndryshon zonen kohore 6af71a97e39b4
Lajmi i radhës

Grenlanda ndryshon zonën kohore

Të fundit nga

Grenlanda ndryshon zonën kohore

Pjesa më e madhe e Grenlandës do të kthehet në zonën e saj të mëparshme kohore GMT-3 në fund të vitit 2027, pasi parlamenti i vendit miratoi dje një vendim për të
ShkoLartë