Rritet në 57 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Greqi

March 2, 2023
min lexim

Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor të së martës në veri të Greqisë është rritur në 57, ndërsa dhjetë persona janë ende të zhdukur, transmeton Anadolu.

Punonjësit e shpëtimit, përfshirë zjarrfikësit, po kërkojnë të mbijetuar pasi treni i pasagjerëve që transportonte më shumë se 350 persona u përplas me një tren mallrash në qytezën Tempi, afër qytetit të Larisës, duke shkaktuar që vagonët e përparmë të dalin nga shinat dhe të shpërthejnë në flakë.

Të paktën 14 trupa të tjerë të djegur janë gjetur sot, tha Rubini Leontari, kreu i shërbimit mjekoligjor në qytetin verior të Larisës, për transmetuesin lokal Real FM.

Disa vagonë u përfshinë tërësisht nga flakët, ndërsa shpëtimtarët kanë shprehur frikë se shumica e trupave të zhdukur kanë mbetur atje.

Të paktën 72 pasagjerë të plagosur janë shtruar në spital, prej të cilëve 15 janë liruar, njoftohet më tej. Sipas informacioneve të fundit, gjashtë pacientë të intubuar mbeten në gjendje kritike.

Në mesin e viktimave gjendeshin nëntë punonjës hekurudhorë dhe studentë universiteti që ktheheshin në shkollë në qytetin e Selanikut nga Larisa dhe Athina.

Nikos Sguris, një nga shpëtimtarët, tha për Anadolu se trenat u përplasën pasi të dy po lëviznin me shpejtësi të madhe dhe zjarri u ndez më tej nga vaji i gatimit i ruajtur në zonën e restorantit.

Vasilis Iliopoulos, një tjetër shpëtimtar vullnetar, tha se gjasat janë minimale që dikush të dalë i gjallë nga rrënojat e përplasjes.

Shefi 59-vjeçar i stacionit të trenit në Larisa, i cili u arrestua pas aksidentit, doli para një gjyqtari hetues sot, njoftuan mediat. Atij iu dha kohë deri të shtunën për të përgatitur një dëshmi.

Drejtuesi i stacionit po konsiderohet përgjegjës për aksidentin, në të cilin dy trena që lëviznin në drejtime të kundërta përfunduan në të njëjtën linjë në një përplasje të drejtpërdrejtë, dhe do të akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndim trupor nga pakujdesia dhe ndërhyrje të rrezikshme në mjetet e transportit.

“Ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka për të mos përjetuar më momente të tilla”, tha zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou në një konferencë për shtyp.

Oikonomou tha se numri i saktë i pasagjerëve është ende i paqartë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Real Madridi tronditet nga Barcelona në “Santiago Bernabeu”

Story i radhës

Përplasen ashpër Ndreca me Zaloshnjën: Vetëm pedagog s’të them dot, studentëve të tu duhet t’u vijë turp prej teje

Të fundit nga

ShkoLartë