Është rritur në 42.289 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 374 ditësh në Rripin e Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 62 palestinezë ndërsa 220 të tjerë janë plagosur.
Sipas kësaj, në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza në 10 ditët e fundi janë vrarë 487 palestinezë ndërsa 1.831 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42.289 ndërsa i të plagosurve në 98.684.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ka ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.
Burimi: botasot.info