Rritet më tej niveli i inflacionit në Greqi

October 10, 2022
1 minut lexim

Inflacioni në Greqi u rrit në 12% në shtator, sipas Entit Grek të Statistikave, ELSTAT.

Ky është muaji i gjashtë radhazi që Greqia po përballet me një inflacion mbi 10%.

Gushtin e kaluar inflacioni u rrit në 11,4%.

Në shtator, çmimet e gazit u katërfishuan (+ 332%), ndërsa ato të energjisë elektrike u rritën me 30,5%.

Shtatorin e kaluar, qeveria e partisë liberal-konservatore, “Demokracia e Re” njoftoi një sërë masash që synonin mbështetjen e shtresave në nevojë përballë rritjes së çmimeve, me një vlerë prej 5,5 miliardë eurosh.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“12 vjet pa ty babi..”, Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të atin e ndjerë!

Story i radhës

Për herë të parë në shkollën “Arseni Jovkov” emërohet drejtor shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë