Rritet kostoja e ndërtimit

1 minut lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit pati ngritje për 2.2%, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha kishte te: transporti (13.1%); kostot e tjera (4.7%); makineritë (4.0%); materialet (1.7%); pagat (1.4%); dhe energjia (0.6%).

“Ndërkaq, krahasuar TM2 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 19.8%. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te: transporti (35.5%); materialet (22.0%); energjia (15.6%); kostot e tjera (12.6%); makineritë (12.2%); dhe pagat (9.1%)”, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rama dhe Berisha e njohin shumë mirë Ervis Martinajn”, Hoxha: Të dy të ushtrojnë presion te autoritetet që misteri i zhdukjes të zgjidhet

Story i radhës

Kroacia dhe Hungaria në finalen e Evropianit në Split

Të fundit nga