Rritet inflacioni në Eurozonë

Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Eurozonë u rrit në 7 për qind në prill për shkak të rritjes së kostove të energjisë, duke përmbushur parashikimet e tregut, sipas vlerësimeve të publikuara të martën, transmeton Anadolu.

Shifra shënoi rritje nga niveli më i ulët 13-mujor prej 6.9 për qind në mars, pas katër muajsh radhazi rënieje.

Çmimet e energjisë u rritën me 2.5 për qind në bazë vjetore në prill, pasi ranë me 0.9 për qind në muajin mars.

Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit pritet të kenë normën më të lartë vjetore në muajin prill me 13.6 për qind, duke u zbutur nga 15.5 për qind në mars.

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë u rrit me 0.7 për qind në muajin prill.

Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së vetme vlerësohet të ketë rënë me 0.8 për qind në bazë mujore.





Story i mëparshëm

Al Nassr synon një tjetër lojtar nga United

Story i radhës

Samsung ndalon përdorimin e mjeteve AI në vendin e punës

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez