“Rritet” Greta Koçi, zbuloni sa mbush sot “16 vjeçarja e përjetshme”

September 26, 2022
1 minut lexim

Greta Koçi është rritur! Këngëtarja ndonëse në syrin e publikut ka mbetur 16 vjeç, ajo sot feston ditëlindjen e e saj të 31-të.

Këngëtarja ka ndarë në Instagramin e saj një video ku krahas shkruan: “Është ditëlindja ime.”

Të shumtë kanë qenë fansat e artistes të cilët i kanë shprehur dashurinë me anë të urimeve në seksionin e komenteve.

Në pamundësi për t’u përgjigjur të gjithëve, Greta ka postuar një story ku falenderon Zotin për gjithçka ka dhe në veçanti fansat për urimet e bëra.

“Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin që jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Ps. Flm dhe juve që më uroni. Tek video e fundit që kam publikuar do të lexoj të gjitha urimet me shumë dashuri,”-shkruan Koçi.

Këngëtarja Greta Koçi gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo tha se është shumë e lumtur, dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

Megjithatë, ajo pohoi se nuk ka pasur një ceremoni martesore, ndërsa nëse flitet për një bebe është gjithmonë i mirëpritur. Pas këtij lajmi, shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se: “Kjo dëshiroj të ngelet personale, por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD

Story i radhës

Ceni Hollywood dhe Armando Sadiku në Spanjë bashkë për sportin

Të fundit nga

ShkoLartë