Përshkallëzohet situata në Egje gjatë ditëve të fundit, pasi grekët dhe turqit po akuzojnë njëri-tjetrin për provokim.
Në një video të publikuar në mediat greke, pretendohet se një anije e rojës bregdetare turke në Egje ka provokuar një roje plazhi në Farmakonissi.
Sipas autoriteteve greke, në orët e mëngjesit të së hënës, 25 korrik, një patrullë e rojës bregdetare turke ka kryer manovra të rrezikshme pranë një mjeti lundures të autoriteteve greke në portin e Leros.
Siç shihet edhe në video anija luftarake turke ka hyrë në ujërat territoriale greke duke provokuar rojën bregdetare.