Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,60 % në raport me vendimin e datës 7.2.2022.

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 3,904 %, te nafta për 2,740 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,495 % dhe te mazuti për 1,973%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,046 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 46,491 den/kg.

Nga data 15.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 82,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 84,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,491 (denarë/kilogram)

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 1,804%.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetët do të bëhen me telefona të ri, do të shpenzohen afro 200 mijë euro për dy vite

Story i radhës

Rikthehet Liga e Kampionëve, nesër ballafaqohen PSG-Real Madridi

Të fundit nga