Fotot nudo të Arta Nitajt dhe mesazhet ku pretendohet se ajo kryente seks për 5000 euro, janë bërë virale pasi u publikuan nga YouTube-r i njohuri britanik.
Teddy Grey akuzoi modelen shqiptare se merr para për të kryer marrëdhënie seksuale për një natë.
Ndjekësit e Arta Nitajt janë “vërsulur” me komente në rrjetin e saj social Instagram, duke e ironizuar pas nxjerrjes së mesazheve komprometuese.
“5000 euro nata shtrenjtoje edhe ti, se nafta shtrenjtë 😂”, shkruan një komentues.
“Pse e shet trupin tënd”, shkruan një tjetër.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2022/July/16/auto_001657976671.jpg)
Komentet
Ndërsa një komentues ironizon: ”Të lumtë Arta Nitaj, e ke pazarin e lartë, 5000 mijë euro s’janë pak. Ke plot baxhella që e shesin për 50 euro”.
“5000€ diss”, “Ta kanë humb buzëqeshjen”, “Ku je mi lazanje😂🤣”, ‘5000€ për një natë me ty, ia vlen”, “Do vish me mua të jap 5000 euro”, “5000 euro për një natë? Jo unë s’do paguaja për ty”, janë disa nga komentet e ndjekësve të modeles në Instagram.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2022/July/16/auto_01657976672.jpg)
Komentet
Arta Nitaj ka vendosur të heshtë, ndërsa iu është adresuar në thashethemeve në mënyrë indirekte në një postim në Story ku ka bërë share një status.
“Niveli i moskokçarjes që kam arritur është i rrezikshëm”, shkruhet në postim, të cilin modelja e ka shoqëruar me fjalët: “Mirëmëngjesi”,dhe një emoji duke buzëqeshur.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2022/July/16/auto_0001657976673.jpg)
Postimi i Arta Nitajt
YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.
Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.