Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dy persona, të cilët shkak i një mosmarrëveshjeje për një ngastër toke, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kur S.A. (35) dhe J.A. (30) shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre për një parcelë, kishin pësuar lëndime trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa rasti është cilësuar lëndim trupor.