Komunikacioni në Shkup sjell çdo ditë të papritura e ngjarje njerëzore nga më të ndryshmet. Një zënkë mes dy shoferëve është regjistruar në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Ngarja ka ndodhur në rajonin e Kisella Vodës më 28 Nëntor mes dy shoferëve nga jashtë Shkupit.
“Më datë 28.11.2022 rreth orës 10:10 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se në zonën Kisella Vodë – Shkup, pas një keqkuptimi në komunikacion, AP (41) nga Manastiri ka sulmuar fizikisht TG (21) nga Negotina, të dy me vendbanim në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.