​RrGK kërkon qasje të drejtë të zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit

December 1, 2023
1 minut lexim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur sot shqetësimin në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës, duke thënë se ky rast dyshohet të jetë femicid.

Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të Liridona Murselit, Naim Murselit, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi.

RrGK njëherësh kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si vrasje e rëndë dhe të dënohet konform Kodit Penal të Kosovës, teksa i bëhet thirrje Qendrës për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve.

Për më tepër, RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit.

Gjithashtu, RrGK thotë se do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.

RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.

“Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, thuhet në një komunikatë për media.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngjarja që tronditi Kosovën! Naimi pagoi mijëra euro për të vrarë bashkëshorten, më pas shkoi në varrimin e Liridonës

Story i radhës

Këta janë tre banorët që do të hyjnë sonte në “Big Brother VIP Kosova”, i përkasin botës së muzikës

Të fundit nga

ShkoLartë