Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

March 13, 2025
1 minut lexim

Një lis i madh është rrëzuar të mërkurën mbrëma në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”.

Sipas fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, lisi i rrëzuar ka dëmtuar katër vetura të parkuara pranë tij.

Raportohet se janë shkaktuar dëme materiale tek veturat. Ndërkaq, nuk raportohet për persona të lënduar.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Përveç dëmtimit të veturave, rënia e drurit ka bllokuar hyrjen për në parkingun e ndërtesave përreth, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ekipet emergjente për situatën.

Duhet kujtuar se si pasojë e erërave të forta, edhe në të kaluarën raste të rrëzimit të lisave në kryeqytet.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna kishte ndërmarrë veprime për t’i prerë lisat që konsiderohen të vjetër (paqëndrueshëm).

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Më thanë do punosh me sherebelë”/ Dëshmia ekskluzive e gruas: U mashtrova, kur më çuan në parcelën e kanabisit…

Story i radhës

Besart Ibraimi nderohet nga tifozët në Tetovë! 

Të fundit nga

Prodhomme fiton etapën e 19-të

Nicolas Prodhomme kurorëzon një arratisje të jashtëzakonshme, fillimisht në grup dhe më pas vetëm, duke fituar etapën e 19-të të Giro d’Italia. Francezi i ekipit Decathlon AG2R La Mondiale fitoi duelin me
sqmken
ShkoLartë