Rrëzohet një avion ushtarak në Itali, në aksident përfshihet edhe një familje që po udhëtonte me makinë, vdes një vajzë 5-vjeçe

1 minut lexim

Rrëzohet një avioni i aeronautikës ushtarake italiane në aeroportin Caselle të Piemontes. Në aksident përfshihet një familje që po udhëtonte me një automjet në afërsi të pistës e vendit të ngjarjes.

Viktimë një vajzë 5 vjece.

Vëllai i saj 9 vjec e prindërit e tyre janë dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos të plagosur rëndë e me plagë djegje. Piloti ka shpëtuar.

Avioni po kryente një fluturim stërvitor e do të merrte pjesë nesër në një event festiv. Dyshohet se shkak i rrëzimit është bërë inpakti me një tufë zogjsh shtegtarë. Avioni i tipit Pony 4.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Largohen mbeturinat te Liqeni i Badovcit

Story i radhës

Tentim për vrasje, kallëzim penal për haraçinasin

Të fundit nga