Një aksident sa i pazakontë aq edhe tragjik i mori jetën një burri në Dibër.
Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale N. B., i cili teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht.
Sipas policisë, 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë.
Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet./tvklan