Një aeroplan mallrash Ilyushin Il-76 u rrëzua gjatë uljes pranë qytetit rus të Rizanit .
TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar, raportoi se 4 persona kanë vdekur.
Sipas të njëjtit burim, pesë anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital.
Niedaleko Riazania wojskowy Podorashkin IL-76 dokonał najbardziej negatywnego zestawu wysokości. pic.twitter.com/ck5yjwqqTg
— Marcin K | Forza Robert Kubica | F1 (@Jona_Mar78) June 24, 2022
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni është dëmtuar në një motor, i cili ka marrë flakë gjatë fluturimit.
Sipas një burimi të cituar nga TASS nga shërbimet e urgjencës, avioni po fluturonte përgjatë linjës Belgorod-Orenburg, duke ndaluar në Diaghilevo për furnizim me karburant.