Rrëzohet avioni luftarak i forcave kroate, mbijetojnë dy pilotët

December 6, 2022
1 minut lexim

Një avion MiG-21 i Forcave Ajrore Kroate u rrëzua në një zonë pyjore pranë qytetit të Sllatinës (në jug), por dy pilotët arritën të largoheshin nga avioni në kohë, njoftoi Ministria Kroate e Mbrojtjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale, gjatë një fluturimi stërvitor. Më shumë se 50 shpëtimtarë morën pjesë në operacionin për gjetjen e pilotëve të MiG-21. Njëri prej tyre është gjetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se rrëzimi i avionit luftarak ishte ndoshta për shkak të një dështimi mekanik.

Sot ishte përplasja e tretë e avionëve ushtarakë në Kroaci që nga viti 2020, kur katër pilotë humbën jetën në dy përplasje të veçanta.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 strategji marketingu për startupe

Story i radhës

Bashkimi Evropian mund të detyrojë Meta të heqë dorë nga reklamimi i personalizuar në Evropë

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë