Ky është momenti tragjik kur një aeroplan përplaset në tokë dhe shpërthen, ku si pasojë humbin jetën dy pilotë.
Incidenti ka ndodhur në bazën ajrore Graf Ignatievo në fshatin Graf Ignatievo në Bullgari, gjatë një spektakli ku do të duhej të bëheshin akrobacione me fluturake.
Mediat e atjeshme raportojnë se dy pilotët, majori Petko Dimitrov dhe Ventsislav Dunkin, kanë mbetur të vdekur në vend, kur filloi të bie me shpejtësi dhe ata nuk patën kohë të katapultoheshin.
Videoja amatore tregon aeroplanin L-39ZA Albatros, duke bërë akrobacione gjatë stërvitjeve rutinore.
Megjithatë në një moment piloti e ngrit lart aeroplanin dhe fillon më pas të bie me shpejtësi – por gjërat dolën nga kontrolli dhe fluturakja u përplas direkt në tokë.
Burimi: botasot.info