Rrëzimi i Berishës në Kuvendin e PD-së, reagon Braçe: Po shko o qyq në shtëpi, boll i le kockat rrugëve

1 minut lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar rrëzimin e Sali Berishës teksa po merrte fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Incident i sotëm shkaktoi reagime në radhët e socialistëve, të cilëve nuk iu ka shpëtuar ky moment për të bërë ironi.

“PO SHKO O QYQ NE SHTEPI, SHKO! SHKO E BOLL LE KOCKAT RRUGEVE”, shkruan Braçe krahas videos së shpërndarë, ku dallohet ish-kryeministri teksa pengohet te shkallët e podiumit.

Pas rrezimit, Berisha u ringrit brenda pak sekondave , me ndihmën edhe të truprojës së tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga sezoni i ardhshëm Rashica luan në Championship, Norwichi bie nga Premier Liga

Story i radhës

Titulli i La Ligas mbetet në Madrid, Reali shpallet kampion

Të fundit nga