rreziku nga perdorimi i whatsapp it ne windows pse duhet te keni kujdes me fotot qe hapni 67fa1d563e13a

Rreziku nga përdorimi i WhatsApp-it në Windows: Pse duhet të keni kujdes me fotot që hapni?

April 12, 2025
1 minut lexim

WhatsApp ka dërguar një paralajmërim serioz për përdoruesit e platformës së tij, duke zbuluar një dobësi të mundshme që mund të shfrytëzohet për të futur ‘malware’ dhe për të marrë kontrollin e kompjuterëve të përdoruesve.

Ky problem ndikon vetëm në aplikacionin WhatsApp për Windows, dhe jo në aplikacionet mobile për Android dhe iPhone.

Sipas ekspertëve të sigurisë, ky ‘malware’ mund të përhapet përmes fotove dhe skedarëve që duket se janë të padëmshëm.

Hapja e këtyre pamjeve mund të shkaktojë probleme serioze, pasi malware mund të infektojë kompjuterët pa u vënë re. Përdoruesit janë të këshilluar të jenë të kujdesshëm me fotot që marrin në WhatsApp dhe t’i ndajnë ato vetëm me njerëz të besuar.

Deri tani, WhatsApp nuk ka marrë informacion që tregon se ky problem është shfrytëzuar për qëllime të këqija, por ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë pa u vënë re.

Çfarë është ‘malware’?

‘Malware’ është një term që përshkruan një lloj programi që është krijuar me qëllim dëmprurës.

Ai mund të përfshijë viruse, trojanë, spyware dhe adware, dhe mund të shpërndahet nëpërmjet e-mail-eve, uebfaqeve, ose skedarëve të infektuar, si dhe nëpërmjet mesazheve në aplikacione si WhatsApp.

Malware mund të infektojë kompjuterin tuaj, të vjedhë të dhëna personale, të shkatërrojë dosje dhe të marrë kontrollin e sistemeve të ndryshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

diaspora e kosoves potenciali i pashfrytezuar per diplomaci 67fa18a722600
Story i mëparshëm

Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci

kryebashkiaku i arrestuar i stambollit del para gjykates per akuza te reja 67fa1feaa1049
Story i radhës

Kryebashkiaku i arrestuar i Stambollit del para Gjykatës për akuza të reja

Të fundit nga

ShkoLartë