Rreziku i rrjedhjes radioaktive në centralin bërthamor të Ukrainës

1 minut lexim

Ekziston rreziku i një rrjedhjeje radioaktive në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës – më i madhi në Evropë – i cili është i pushtuar nga trupat ruse, tha operatori shtetëror i energjisë, përcjell Bota sot.

Energoatom tha se trupat e Moskës kishin “granatuar në mënyrë të përsëritur” vendin e uzinës në Ukrainën jugore gjatë ditës së kaluar, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se trupat e Kievit ishin përgjegjëse.

“Si rezultat i granatimeve periodike, infrastruktura e stacionit është dëmtuar, ka rreziqe të rrjedhjes së hidrogjenit dhe spërkatjes së substancave radioaktive dhe rreziku nga zjarri është i lartë”, tha Energoatom në Telegram.

Agjencia tha se që nga mesdita e së shtunës centrali “operon me rrezikun e shkeljes së standardeve të rrezatimit dhe sigurisë nga zjarri”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Firmos me ish-sulmuesin e Milanit

Story i radhës

FHK: IHF Trophy, gara që na dërgoi në Botërorin historik

Të fundit nga