Së fundi, në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat i fitoi Aleksandar Vuçiq, por që manipulimet në këtë process zgjedhor ishin të shumta, gjë që u kritikuan edhe nga OSBE.
E këtë çështje, e komentoi profesori Enver Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook.
Së pari, ai paralajmëroi se zgjedhjet e mbajtura në Serbi janë në rrezik mosnjohjeje, e për këtë Vuçiq ka dy mundësi.
Për këtë, Bytyçi alarmoi se mund ta kërcënojë Kosovën me një sulm ushtarak.
“Dikush nga NATO do ta informojë edhe se si do të reagonte Aleanca në rast të një sulmi të tillë. Nëse informohet se NATO së paku në momentet e para nuk do të ndërhyjë, presidenti i Serbisë me shumë gjasa do ta urdhërojë këtë sulm. Sepse beson se edhe nëse NATO më vonë ndërhyn, ai do të ketë mundësi të negociojë ndarjen e Kosovës. Dhe në këtë rast ndarja nuk do të kufizohet te komunat e veriut, nëse ndodhë.
Për këto arsye qeveria, presidentja, opozita dhe institucionet e Kosovës duhet të homogjenizohen. Së paku deri nga muaji prill ose maj. Sepse rreziku i një lufte është më afër se kurrë në këto 24-25 vite! Përgatitja për mbrojtje është detyra kryesore. Nuk do të vriten ushtarët e NATO-s për të mbrojtur territorin e Kosovës. Prandaj duhet menduar mirë rezistenca dhe fitorja në një luftë të imponuar nga Beogradi”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Në Serbi përfunduan zgjedhjet. Vuçiç ka shpallur fitoren me 6 deputetë më shumë se pragu i shumicës absolute. Që do të thotë se me këta deputetë ai formon qeverinë pa partinë e Daçiç dhe kontrollon parlamentin.
Por zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme u kritikuan rëndë nga vëzhguesit. OSBE dha një verdikt paraprak qartësisht të mos pranimit të këtyre zgjedhjeve. Kësisoj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të jetë nën presion të madh.
Edhe në Shqipëri ndodhi me zgjedhjet e 2021 dhe 2023 e njëjta gjë si në Serbi. Zgjedhjet u manipuluan. Megjithatë ndërkombëtarët mbyllën një sy dhe një vesh. Nuk i shpallën ato të pavlefshme! I njohën ato. Ndërsa zgjedhjet e djeshme të Serbisë janë në rrezik mosnjohjeje. Pse po ndodh ndryshe në Serbi? Po i bëhet presion presidentit se, nëse nuk ndërron kursin e tij nga Lindja drejt Perendimit, do të ndëshkohet për shkak të manipulimit të zgjedhjeve.
Po çfarë do të bëjë Vuçiç? Ai ka dy rrugë, dy mundësi: – Ose ta shkëputë Serbinë nga ndikimi i Rusisë, ose të kërcënojë me luftë për destabilizimin e Ballkanit dhe të Europës për llogari të Kremlinit. Unë mendoj se do të ndodhë kjo e dyta. Ai jo vetëm do të kërcënojë, por edhe do të tentojë të bëjë një sulm ushtarak kundër Kosovës. Kosovën e sheh si “pjesë të integritetit serb” dhe mendon se do ta justifikojë këtë sulm.
Dikush nga NATO do ta informojë edhe se si do të reagonte Aleanca në rast të një sulmi të tillë. Nëse informohet se NATO së paku në momentet e para nuk do të ndërhyjë, presidenti i Serbisë me shumë gjasa do ta urdhërojë këtë sulm. Sepse beson se edhe nëse NATO më vonë ndërhyn, ai do të ketë mundësi të negociojë ndarjen e Kosovës. Dhe në këtë rast ndarja nuk do të kufizohet te komunat e veriut, nëse ndodhë.
Për këto arsye qeveria, presidentja, opozita dhe institucionet e Kosovës duhet të homogjenizohen. Së paku deri nga muaji prill ose maj. Sepse rreziku i një lufte është më afër se kurrë në këto 24-25 vite! Përgatitja për mbrojtje është detyra kryesore. Nuk do të vriten ushtarët e NATO-s për të mbrojtur territorin e Kosovës. Prandaj duhet menduar mirë rezistenca dhe fitorja në një luftë të imponuar nga Beogradi.