Rrezikoi të binte nga kati i pestë, policia në Lushnje shpëton vogëlushin e ngecur në dritare

July 24, 2023
1 minut lexim

Falë reagimit të menjërshëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë në Shqipëri, kanë shpëtuar në Lushnje, një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të ndërtesës banesore.

”Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë”.

Fëmija 5 vjeç kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë në atë dhomë.

Familjarët e të miturit kanë falënderuar policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greta Thunberg gjobitet për mos-bindje të urdhrit të policisë në një protestë klimatike në Malmo

Story i radhës

Flet avokati i Arbenitës: Ajo ndihet e rrezikuar nga Fero!

Të fundit nga

ShkoLartë