rrezikoi mbytjen policia kufitare shpeton pushuesen ne gjirin e shen janit 68a235ba6fce0

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

August 17, 2025
1 minut lexim

Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi rrezikonte mbytjen.



Sipas njoftimit të uniformave blu të Vlorës, pushuesja ishte nxjerrë në breg fillimisht nga pushuesit e tjerë, e se kishte pirë shumë ujë.

Kështu, policia kufitare arriti të jepte ndihmën e parë në breg, së bashku me pushuesit e tjerë, e më pas ajo u transportua me mjet lundrues në portin e Durrësit, për të mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës. Pushuesja gjatë rrugës shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

“Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit. Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen. Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore. Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal, ndërsa strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e pushuesve dhe turistëve“, njofton policia.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pexels jeffrey czum 254391 2904142
Lajmi i mëparshëm

DAP konstaton parregullsi tatimore në ndërtimtari

87 zjarre per 24 ore 8 mbeten aktive 68a237d9674f1
Lajmi i radhës

​87 zjarre për 24 orë, 8 mbeten aktive

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë