Rrezikohet vota e emigrantëve! Gjiknuri propozon që të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor bashkë me opozitën

November 12, 2024
1 minut lexim

Me të gjitha gjasat për të mundësuar votën e emigrantëve,  kodi zgjedhor 6 muaj përpara parlamentareve 2025 pritet të pësojë disa ndryshime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javët e fundit është përfshirë në diskutime për modalitetet e votimit të emigrantëve nga ku një prej problemeve më evidente është dërgimi me postë i votës të atyre, që do të dëshirojnë të votojnë nga diaspora.

Sipas KQZ asnjë prej operatorëve ndërkombëtar të kontaktuar nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë në sjelljen e zarfeve me fletët e votimit.

Për të shmangur dështimin e votës të diasporës Damian Gjiknuri Sekretar për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, në një intervistë për Top Channel  propozon një zgjidhje e cila kërkon edhe vullnetin politik të opozitës.

“Duhen ndryshime modifikime për këtë në kod. Opozita duhet të ketë vullnet për këtë”, shprehet Gjiknuri.

Sipas kodit aktual zgjedhor subjektet politike dorëzojnë në KQZ listën e kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës të zgjedhjeve.

Por a është e gatshme PS në të publikuar e listës së kandidatëve shumë herët në kohë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, për mos tu bërë pengesë për votën e emigrantëve?

“Po patjetër jemi të gatshëm”, tha Gjilnuri.

Damian Gjiknuri shpjegon se përse PS ngulmon në votimin elektronik edhe në Tiranë në parlamentaret e 2025.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rryma do të shtrenjtohet, më së shumti deri në 3%?! Të gjithë kompanitë energjetike kërkojnë rritje të çmimit

Story i radhës

Arrestimi i Naser Hafizit, befason Bajqinofci: Ndoshta është me VV, u arrestua pas rritjes së pensioneve

Të fundit nga

Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

Këtë të hënë në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, do të hyjë Tayna. Për të kuptuar më shumë se në çfarë roli do të jetë ajo

Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkon falje

Duke folur në televizionin e Koresë së Jugut, shefi ekzekutiv i Jeju Air u ka kërkuar falje viktimave të rrëzimit të avionit. Kim E-bae shtoi se shkaku i saktë i incidentit ishte
ShkoLartë