rrezikohen zgjedhjet e reja haziri jep alarmin pas deklaratave te kurtit per presidentin 695adefe73e31

Rrezikohen zgjedhjet e reja? Haziri jep alarmin pas deklaratave të Kurtit për presidentin

January 4, 2026
min lexim

Deklaratat e sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentes apo presidentit të ri të Kosovës, në prill të vitit të ardhshëm kur i përfundon mandati presidentes Vjosa Osmani, kanë rihapur debatin politik për rrezikun e një krize të re institucionale dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë kontekst, analisti politik Nexhat Haziri vlerëson se partitë politike duhet me çdo kusht t’i shmangin zgjedhjet e reja, duke theksuar se Kosova nuk e ka luksin të futet sërish në cikle të shpeshta zgjedhore dhe kriza të vazhdueshme politike.

“Unë mendoj se partitë politike duhet t’i shmangin zgjedhjet me çdo kusht. Kosova nuk e ka komoditetin të thellohet në krizë institucionale e politike dhe daljen ta shohë vetëm përmes zgjedhjeve çdo tre-katër muaj”, thekson Haziri.

Image

Nexhat Haziri

Sipas tij, përveç kostos së lartë financiare, zgjedhjet e shpeshta dëmtojnë rëndë edhe besimin e qytetarëve ndaj klasës politike dhe e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve.

“Kjo na nxjerr si një shoqëri e paaftë për të ndërtuar demokraci dhe shtet funksional, gjë që është shumë e dëmshme për vendin”, shprehet analisti.

Haziri vlerëson se përgjegjësia kryesore në këtë proces i takon kryeministrit Kurti, si lider i partisë më të madhe parlamentare, por edhe partive të tjera politike, të cilat sipas tij duhet të arrijnë konsensus për të evituar zgjedhjet.

“I takon Kurtit, si lider i partisë më të madhe, por edhe partive të tjera parlamentare, që përmes një konsensusi të shmangin zgjedhjet duke u pajtuar për një kandidat konsensual”, thotë Haziri, duke shtuar se një qasje e tillë është edhe në interes të faktorit ndërkombëtar në Kosovë.

Ai rikujton se edhe më herët ka deklaruar se Kosovës i duhet një presidente apo president konsensual, i cili do t’i shërbente më së miri demokracisë dhe funksionimit kushtetues të institucioneve.

“Një president apo presidente konsensuale do t’i bënte mirë demokracisë dhe funksionimit demokratik e kushtetues të institucioneve, sidomos në një periudhë kur vendin e presin vendime të mëdha dhe të vështira”, thekson ai.

Sipas Hazirit, Kosova në periudhën e afërt do të përballet me çështje shumë të ndjeshme politike dhe shtetërore, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, si dhe procesin e ardhshëm të demarkimit të kufirit me Serbinë.

“Këto janë obligime që duhet të përmbushen për të ecur drejt integrimeve euro-atlantike”, nënvizon Haziri.

Ai paralajmëron se shkuarja eventuale sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare do të kishte një kosto shumë të lartë për Kosovën.

“Një skenar i tillë do ta dëmtonte Kosovën dhe perspektivën e saj në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar”, përfundon analisti Nexhat Haziri për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

volkswagen id i ri polo imazhe te brendshme dhe detajet me te fundit te superminit elektrik te vitit 2026 695adecea22bb
Lajmi i mëparshëm

Volkswagen ID i ri Polo, imazhe të brendshme dhe detajet më të fundit të superminit elektrik të vitit 2026

arabia saudite nis sulme ajrore ne jemenin lindor 695adf1362799
Lajmi i radhës

Arabia Saudite nis sulme ajrore në Jemenin lindor

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë