rrezik thatesire ne evrope studiuesit nderkombetare tregojne pasojat e nxehtesise ekstreme 6a6254f430542

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

July 23, 2026
1 minut lexim

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe lumenjtë e Evropës, duke rritur mundësinë e thatësirës.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë intensifikuar thatësirën në Evropë duke e bërë nxehtësinë ekstreme, në vend të reshjeve të pakta, shkaktarin kryesor të kushteve jashtëzakonisht të thata, tha këtë të enjte ekipi ndërkombëtar i studiuesve.

Shumë vende evropiane po vuajnë nga thatësira këtë verë. Franca ka gjasa të ketë të korrat më të ulëta të misrit në 50 vjet, ndërsa Rumania ka kufizuar aksesin e fermerëve në ujë për ujitje, Holanda shpalli mungesë uji javën e kaluar dhe shtatë ishuj grekë kanë shpallur emergjenca për shkak të thatësirës për të ruajtur ujin.

Sipas një prej studiuesve, edhe në rajonet ku reshjet kanë ndryshuar pak ose parashikohet të rriten sipas stinëve, rreziku i thatësirës vazhdon të rritet.

“Në përgjithësi, rezultatet tona tregojnë se kjo thatësirë nuk është kryesisht një histori e reshjeve të pakta, por e një atmosfere më të ngrohtë që po shkakton më shumë deficite lagështie në tokë”, u tha gazetarëve të mediave ndërkombëtare Zachariah, nga “Imperial College London”.

Studimi i World Weather Atribution gjithashtu tregoi se tokat jashtëzakonisht të thata ishin pesë herë më të mundshme sot në Evropën Perëndimore sesa në një botë pa ndryshime klimatike, dhe 11 herë më të mundshme në Evropën Lindore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e 54 t e protestes qytetaret parulla ironike per politiken llogaridhenia eshte detyre ata shpresojne te dorezohemi por ne sa behemi me te forte 6a625490857bd
Lajmi i mëparshëm

Dita e 54-t e protestës, qytetarët parulla ironike për politikën: Llogaridhënia është detyrë! Ata shpresojnë të dorëzohemi, por ne sa bëhemi më të fortë

nga gjyshja te kristalet rita ora tregon lidhjen me traditat shqiptare 6a6255bd54c5f
Lajmi i radhës

Nga gjyshja te kristalet, Rita Ora tregon lidhjen me traditat shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë