dita e 54 t e protestes qytetaret parulla ironike per politiken llogaridhenia eshte detyre ata shpresojne te dorezohemi por ne sa behemi me te forte 6a625490857bd

Dita e 54-t e protestës, qytetarët parulla ironike për politikën: Llogaridhënia është detyrë! Ata shpresojnë të dorëzohemi, por ne sa bëhemi më të fortë

July 23, 2026
1 minut lexim

Në ditën e 54-t të protestës dhe rezistencës popullore në Tiranë për rrëzimin e qeverisë, largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe klasës së vjetër politike, qytetarët nuk i kanë munguar apo kursyer thirrjet dhe parullat e tyre plotë sarkazëm, ironi dhe shpoti.

Të mbledhur në sheshin “Skënderbej” sot, pak para se të nisnin marshimin e përnatshëm dhe të kthyer në një rit të jashtëzakonshëm, ata mbanin pankartat dhe parullat e larmishme.

Spikasnin ato me goditje të sistemit të vjetër politik, apo “matematikës së Zeqinesë”.

Image

Pankarta nga protesta

Qytetarët shpreheshin ndër të tjera për qëndresën e tyre dhe arsyet e forta për të vazhduar.

Më poshtë disa nga parullat dhe pankartat e protestës së sotme:

“Ata shpresojnë të dorëzohemi, ne sa bëhemi më të vendosur”

Ata numërojnë ditët, ne numërojmë arsyet”

“Matematika e politikës shqiptare, hajde Zeqine hajde!”

“Po për Evropën, jo për një sistem të vjetër”

“Shpresa nuk fluturon, ajo qëndron”

“Njihuni me liderët tanë”

“Llogaridhënia nuk është opsion, është detyrë”

Image

Pankarta nga protesta

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyra e be se ne kosove gjyqesori duhet te jete i pavarur dhe apolitik 6a62541236368
Lajmi i mëparshëm

Zyra e BE-së në Kosovë: Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe apolitik

rrezik thatesire ne evrope studiuesit nderkombetare tregojne pasojat e nxehtesise ekstreme 6a6254f430542
Lajmi i radhës

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Të fundit nga

ShkoLartë