nga gjyshja te kristalet rita ora tregon lidhjen me traditat shqiptare 6a6255bd54c5f

Nga gjyshja te kristalet, Rita Ora tregon lidhjen me traditat shqiptare

July 23, 2026
1 minut lexim

Rita Ora ka zbuluar një varëse të veçantë me kristale, të cilën e mban gjithmonë me vete dhe thotë se e ndihmon të ndihet më e qetë dhe e përqendruar.

Këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi se varësja ishte një dhuratë nga shoqja e saj e ngushtë Jana, e krijuar posaçërisht me kristale që, sipas saj, lidhen me energjinë, mbrojtjen dhe qëllimet personale.

“Ndjej se më mbron dhe më mban të përqendruar. Ndoshta është edhe çështje mendore, por besoj se energjia është reale”, tha Ora.

Image

Rita Ora

Ajo foli edhe për ndikimin e prejardhjes së saj shqiptare, duke thënë se është rritur me tradita dhe besëtytni të trashëguara nga familja.

“Duke ardhur nga një sfond shqiptar, jemi rritur me besëtytni. Gjyshja ime bënte gjëra nën hënën e plotë dhe lexonte filxhanin e kafesë, duke e parë si një lloj harte për të ardhmen”, tregoi këngëtarja.

Image

Rita Ora

Ora, e cila aktualisht po promovon filmin “Descendants: Wicked Wonderland”, tha se varësen e mban gjithmonë me vete, edhe kur nuk e përshtat me veshjen e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezik thatesire ne evrope studiuesit nderkombetare tregojne pasojat e nxehtesise ekstreme 6a6254f430542
Lajmi i mëparshëm

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

pasaporta e maqedonise se veriut ne vendin e 33 te ne bote me e fuqishme se shumica ne rajon 6a625860586ad
Lajmi i radhës

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 33‑të në botë, më e fuqishme se shumica në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë