rreth rrotullimi i madh hapesira per kalim e vogel ankesa per projektin ne neproshten 6a44cc161f849

Rreth-rrotullimi i madh, hapësira për kalim e vogël, ankesa për projektin në Neproshten

July 1, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1

Punimet për ndërtimin e qarkores që lidh fshatin Neproshten me rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë vazhdojnë edhe këtë vit, pas zvarritjeve që kanë shoqëruar projektin për disa vite me radhë, shkruan tetova1.

Në kuadër të këtij projekti është ndërtuar edhe një rreth-rrotullim në hyrje të fshatit Neproshten. Megjithatë, janë shprehur pakënaqësi lidhur me dimensionet e tij, duke vlerësuar se rreth-rrotullimi është tepër i madh, ndërsa korsia e kalimit është tepër e ngushtë dhe mund të kalojë vetëm një automjet. Me shumë gjasë kjo do të sjelll vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe radhë të gjata të automjeteve që do presin kalimin nëpër rreth-rrotullim.

Përveç ritmit të ngadalshëm të punimeve, nevojitet edhe një rishikim i zgjidhjeve infrastrukturore për të garantuar një qarkullim më të sigurt dhe më funksional.

Sipas autoriteteve, punimet në këtë segment rrugor janë në fazën përfundimtare dhe projekti pritet të përfundojë gjatë kësaj vere, pasi afatet janë shtyrë disa herë për shkak të çështjeve pronësore dhe punimeve shtesë të paparashikuara./tetova1/

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jack depp debuton si regjisor 6a44c81daa6c8
Lajmi i mëparshëm

Jack Depp debuton si regjisor

kurti synojme modernizimin e plote te inspektimit ne kosove 6a44e2961657b
Lajmi i radhës

​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë

Të fundit nga

Jack Depp debuton si regjisor

Jack Depp, djali 24-vjeçar i aktorit të njohur Johnny Depp dhe këngëtares e aktores Vanessa Paradis, po ndjek gjurmët e prindërve të tij në botën e kinemasë, por këtë herë pas kamerës.
ShkoLartë