jack depp debuton si regjisor 6a44c81daa6c8

Jack Depp debuton si regjisor

July 1, 2026
1 minut lexim

Jack Depp, djali 24-vjeçar i aktorit të njohur Johnny Depp dhe këngëtares e aktores Vanessa Paradis, po ndjek gjurmët e prindërve të tij në botën e kinemasë, por këtë herë pas kamerës.

I riu u shfaq së fundmi në Paris, ku u fotografua gjatë xhirimeve të filmit të tij të parë si regjisor. Me një stil të thjeshtë dhe të relaksuar, Jack u pa duke drejtuar ekipin e xhirimit, me kufje në vesh dhe syze dielli të varura në këmishë, duke treguar se ndihej plotësisht në rolin e tij të ri.

Sipas E! News, Jack Depp ka realizuar më parë tre filma të shkurtër së bashku me partnerin e tij krijues, Dexter Demme. Projekti i tyre më i fundit, “Tug of War”, me aktoren Gina Gershon në rolin kryesor, pati premierën në Festivalin e Filmit në Beverly Hills.

Gjatë promovimit të filmit, të dy zbuluan se tashmë po punojnë për projektin e tyre më ambicioz.

“Meqenëse ky është filmi ynë i tretë i shkurtër, aktualisht po shkruajmë skenarin tonë të parë për një film me metrazh të gjatë dhe shpresojmë të fillojmë para-prodhimin dhe xhirimet në të ardhmen e afërt”, deklaruan ata në një intervistë për Director’s Notes.

Përpara se t’i përkushtohej kinemasë, Jack punoi në restorantin libanez L’Area në Paris, ku shërbeu si barist dhe ndihmoi edhe në kuzhinë.

Pronari i restorantit, Eduard Sweek, e përshkroi atë si një djalë të përulur dhe larg vëmendjes mediatike.

“Ai është një djalë i shkëlqyer. Nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Punoi si barist dhe në kuzhinë”, tha ai për Daily Mail.

Edhe Johnny Depp kishte deklaruar më parë se ishte i lumtur që djali i tij nuk kishte shfaqur interes për t’u bërë aktor, megjithëse tani duket se Jack ka zgjedhur të ndjekë pasionin për kinemanë nga një këndvështrim tjetër, duke ndërtuar karrierën e tij si regjisor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vance shba ja kerkon qe irani te beje leshime domethenese 6a44c786b69c5
Lajmi i mëparshëm

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

rreth rrotullimi i madh hapesira per kalim e vogel ankesa per projektin ne neproshten 6a44cc161f849
Lajmi i radhës

Rreth-rrotullimi i madh, hapësira për kalim e vogël, ankesa për projektin në Neproshten

Të fundit nga

ShkoLartë