Pasi ndryshimet në qeveri u komunikuan nga kryeministri Edi Rama në Twitter, reagimi i parë erdhi nga brenda familjes socialiste.
Ish numri dy i qeverisë Erion Braçe duket se i dedikon një postim në facebook Arben Ahmetajt. Mbi foton që tregon perëndimin e diellit, deputeti socialist shkruan:
“Rreth e rreth përqak, globi rrotullohet. Ditë me ditë rrotullohet”.
Kujtojmë se në ditën e fundit si zëvendëskryeministër, Erion Braçe publikoi këtë video ky karrigia ishte e rrëzuar dhe mes të tjerash shkruante se nuk hyri si hajdut dhe nuk doli si hajdut.