Rreth 30% e territorit të Ukrainës është minuar si rezultat i luftës ruse, që korrespondon me rreth dyfishin e madhësisë së Austrisë, njoftoi sot Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, në Kiev.
“Zona dhe numri i minave në territorin ukrainas është rritur dhjetëfish në krahasim me kohën para luftës që filloi më 24 shkurt”, thuhet në deklaratë.
Minat tokësore janë përdorur në Ukrainën lindore, që nga konflikti midis trupave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014.
“Në rajonet e Khersonit dhe Mykolaiv, pastrimi i mjeteve shpërthyese vazhdon ende. Një sipërfaqe prej më shumë se 8000 kilometra katrorë do të çminohet”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i Shërbimit të Emergjencave, Serhiy Kryk, tha se shpresonte që furnizimi me energji elektrike do të rikthehej në zonat e rimarra, në ditët e ardhshme.
“Do të duhen disa muaj për të rindërtuar infrastrukturën në zonën e Khersonit”, shtoi ai. /DPA/
Burimi: GAZETA.MK