Rreth 200 pacientë të trajtuar gjatë kujdestarive në Spitalin e fëmijëve

January 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi ka njoftuar se gjatë festave të fundvitit por edhe tani është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën për fëmijë.

Sipas Memedit, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkon deri në 200.

Tregon edhe simptomat nga të cilët vuajnë më shpesh pacientët që janë trajtuar.

“Në periudhën e fundit, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, është rritur dukshëm numri i pacientëve fëmijë që kërkojnë kujdes mjekësor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Numri arrin deri në 200 pacientë gjatë shërbimit 24-orësh, të cilët vijnë direkt nga shtëpia pa rekomandim nga mjeku i familjes ose nga niveli i mesëm. Shumica e tyre kanë simptoma të respiratore, infeksione virale të frymëmarrjes, si dhe shenja të infeksioneve të zorrëve – me të vjella dhe diarre. Më shumë se 90% e pacientëve kanë simptoma të lehta që kërkojnë vetëm trajtim ambulator në nivelin parësor ose dytësor të kujdesit shëndetësor”, ka deklaruar Rexhep Memedi për Klan Maqedoni.

Ai ppelon që të gjithë të kenë kujdes dhe kërkon që të shmangen kontaktet direkte me personat e prekur dhe me simptoma.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Larg duart nga gjuha shqipe, kërcënimet nuk na frikësojnë!

Story i radhës

“Ulja e çmimit të energjisë, jo elektorale”, Rama: E kemi të sigurt fitoren e 10-të radhazi

Të fundit nga

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj ditën e sotme festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjet jetë,. Përveç urimeve të shumta që ka pranuar nga ndjekësit nuk kishte si të mungonte
ShkoLartë