190 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në vendin tonë. E Klinika e Pediatrisë nuk ka fëmijë të spitalizuar me Covid-19, raste me Covid-19 nuk ka as në Spitalin e Pejës.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka vdekur dhe 166 raste të reja janë identifikuar nga gjithsej 798 teste.
E derisa janë shëruar 519 persona, janë dhënë vetëm 37 vaksina anit-COVID.
Kurse, bazuar në raportin e fundit, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 24 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
“Klinika Infektive, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente, Spitali i Gjakovës, 9, Spitali i Prizrenit, 3 dhe 3 në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.