​Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së dhe MM-së dhuruan gjak

1 minut lexim

Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar sot aksioni tradicional humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, për të dytën herë gjatë këtij viti.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022, në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).

Ky aksion, ka gjetur mbështetje të madhe brenda forcës së sigurisë dhe ministrisë dhe ftesës për dhënie vullnetare të gjakut, krahas zyrtarëve dhe ushtarakëve i janë përgjigjur edhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, si dhe Këshilltari amerikan i Ministrit Mehaj, Thomas Niblock.

Përgjatë dy javëve, rreth 1000 ushtarakë të FSK-së nga të gjitha kazermat dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dhuruar gjak. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nano nuk ka përgjegjësi”, Çuçi: Oficeri që shkaktoi tragjedinë e Potamit u rikthye me vendim të gjykatës

Story i radhës

​Toska: Shqiptarët nuk arritën të bëhen element shtetëformues në Maqedoni

Të fundit nga