Rreshteri nga stacioni policor i Klinës, njësia e hetimeve, Xhevdet Kryeziu deklaroi se rasti në objektin e ETC-së, i cili u dogj sot, u cilësua si zjarr aksidental.
Ai tha se zjarri kishte përmasa të mëdha dhe se dëmet janë të konsiderueshme.
Kryeziu u shpreh se janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se nuk kanë ndonjë dyshim se si u shkaktua zjarri.
Kryeziu: Rasti është cilësuar si zjarr aksidental
“Sot në mëngjes rreth orës 6:30, stacioni policor në Klinë ka marrë një informatë për një zjarr, i cili është në objektin e ETC-së, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Njësitë relevante të Policisë dhe zjarrëfiksat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri ka pasur përmasa të mëdha dhe është kërkuar ndihmë edhe nga njesitë tjera të zjarrëfilësave si Peja, Istogu dhe Gjakova, sidomos ka marrë pjesë edhe HidroDrini me një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve rajonale të Pejes, eksperti i zjarreve si dhe zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës në Pejë. Nga ky zjarr nuk ka të lënduar…, edhe dëmet janë të konsiderueshme. Për momentin janë në fazën fillestare të hetimeve, nuk kemi informacion për ndonje dyshim. Rasti është cilësuar si zjarr aksidental”, tha rreshteri Kryeziu.
Një zjarrfikës u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u përfshi nga zjarri. Zjarrfikësi i lënduar mori ndihmë mjekësore. Si pasojë e zjarrit, nuk u raportua për ndonjë punëtor të lënduar.