Rrëshqitje të dheut, dëme në infrastrukturë/Vërshime në Kriva Pallankë, fshati Trnovë i bllokuar, Pletvari po ashtu

June 17, 2023
1 minut lexim

Ky është bregu i Kriva Rekës në Kriva Pallankë, incizuar vetëm dy ditë më parë dhe i publikuar në rrjetet sociale.

Dhe ky është i njëjti vend pas reshjeve të dendur dhe stuhisë së djeshme që e kaploi këtë qytet.

Kriva Reka dhe Kiseliçka Reka mbrëmë u vërshuan dhe shkaktuan dëme të mëdha, janë shkatërruar ura për këmbësorë, janë vërshuar banesat e qytetarëve, ndërsa fshati Tëlminci me mbi njëzet banorë është bllokuar.

Mbrëmë vonë, në mbledhjen urgjente të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim, ku morën pjesë drejtori i QMK, Stojançe Angellov dhe drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë, Kostadin Acevski, janë përcaktuar pikat kritike në disa lokacione.

Rruga për në fshatin Lukë është bllokuar plotësisht, të cilën ekipet e Rrugëve të Maqedonisë e kanë riparuar gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm, dhe qarkullimi po zhvillohet në një korsi, ndërsa rruga për fshatin Tërnovë ka mbetur jashtë funksionit edhe sot vonë pasdite dhe fshati është bllokuar.

Probleme më të mëdha shkaktoi derdhja e lumit Kiseliçka, në zonën e vendit të quajtur Samokov, ku niveli i ujit ishte i lartë, por tani për tani janë shkatërruar vetëm urat për këmbësorë, si dhe në lagjen Livadhet Mizovski, vendin e quajtur Topolki, ku janë përmbytur hapësira përdhese dhe bodrumet e disa shtëpive.

Ministria e Brendshme gjatë ditës e ndaloi qarkullimin në akset kritike rrugore dhe e ndaloi lëvizjen në  urat për këmbësorë, po ashtu është ndaluar lëvizja e njerëzve buzë shtratit të lumit. 

Pas stuhisë që ka goditur Kavadarin, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në kolektorin ku po punohet në afërsi të urës në bulevardin Severen. Gjatë ditës së sotme janë bllokuar disa akse rrugore.

Shiu që ra dje ka krijuar shumë probleme në rrugën për në Pletvar. Rruga Gradsko-Prilep është mbyllur plotësisht sot prej orës 7 në mëngjes. Uji barti gjithçka përpara tij te tunelet e reja në Farish. Makinat kanë mbetur të bllokuara në këtë rrugë për disa orë. Aksi rrugor Gradsko-Prilep u pastrua dhe u lëshua për komunikacion pas orës 14.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dani: Të mbështesim Kombëtaren si tifozë të qytetëruar

Story i radhës

Partia në pushtet e Koresë së Veriut diskuton strategjitë e mbrojtjes

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë