Ekipet e shpëtimit kanë arritur në ishullin italian të Ischias të dielën pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në dy ditët e fundit. Nga rrëshqitjet e dheut janë shembur disa ndërtesa.
Një grua ka vdekur dhe deri në 12 persona rezultojnë ende të zhdukur. Me shiun që ka vazhduar të bjerë edhe të dielën, ekipet e shpëtimit me buldozerët e vegjël kanë hequr deri në shtatë metra baltë në kërkim të viktimave të mundshme.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur në ishullin napolitan me traget. Rrugët janë të bllokuara dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ishullit që të qëndrojnë në shtëpi.
Burimi: GAZETA.MK