rreshqet rruga prevalle shterpce veshtiresohet qarkullimi 67e06b6273fa6

Rrëshqet rruga Prevallë- Shtërpcë, vështirësohet qarkullimi

March 23, 2025
1 minut lexim

Një pjesë e rrugës Prevallë-Shtërpcë ka rrëshqitur, duke e vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve në këtë aks rrugor. Udhëtarët thonë se, kjo përbën rrezik sidomos për ata që nuk e njohin terrenin. Sipas menaxherit për mirëmbajtjen e rrugëve, intervenimi do të nisë javën e ardhshme.

Vetëm pak metra poshtë Prevallës, rruga që shkon drejt Brezovicës, ka pasur rrëshqitje të dheut. Udhëtarët që e frekuentojnë më së shumti këtë segment rrugorë thonë se kjo pjesë e rrugës është shumë e rrezikshme, sidomos për ata që nuk e njohin terrenin.

“Kjo rrugë nuk duket, kur bie bora kjo ka qenë e mbushur edhe këto sinjalistikat nuk shihen, kështu që është shumë e rrezikshme, unë për vete e njof rrugën, por për këta që vijnë nga Shqipëria është shumë- shumë e rrezikshme”, tha Arjan Malo, udhëtar.

“Shumë e rrezikshme, është moment dhe kthesë shumë e madhe, është rrezik shumë serioz, tash e një muaj është, nuk ka intervenuar kush, veç këto shenjat i kanë vendos“, tha Behar Fetahu, udhëtar.

Më shumë në këtë rrugë rrezikohen autobusët me turistë, pasi këtu duhet të kalohet me shumë kujdes dhe vetëm në njërën korsi.

“Rrezik shumë rrezik është, për njerëzit nga Shqipëria me autobus dhe me kombi , këtu është shumë rrezik, nuk po shohin asgjë as inspektorati e as komuna”, tha Faredin Hasanagiq, udhëtar.

” Kualiteti i punës është shumë i dobët për atë edhe ka rrëshqitur rruga, kjo është shumë rrezik. I kontaktuar nga RTK, menaxheri i mirëmbajtjes së rrugëve në këtë pjesë të magjistrales Prevallë-Shtërpcë, Skënder Kuka, tha se rruga ka rrëshqitur një javë më par. Sipas tij, deri më tani është vendosur vetëm sinjalistika dhe është bërë kërkesë në ministrinë e infrastrukturës për të intervenuar, gjë që pritet të fillojë javën e ardhshme”, tha Milorad Markoviq, udhëtar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

femijet vrapojne te tmerruar pasi nje ngjarje festive ne nje shkolle fillore ne angli u shnderrua ne sulm me thika dhe
Story i mëparshëm

Fëmijët vrapojnë të tmerruar pasi një ngjarje festive në një shkollë fillore në Angli u shndërrua në sulm me thika dhe hanxhar

la mbreme shtepine rizarta flet per gjestin me terheq inteligjenca te nje djale dhe 67e06c8c6ce5f
Story i radhës

La mbrëmë shtëpinë, Rizarta flet për Gjestin: Më tërheq inteligjenca te një djalë dhe…

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë