Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim

1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja.

Ndërsa Olsi Turja u denua me 3 vite burg per veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Story i mëparshëm

“Ka para për përditësimin e listës pozitive të ilaçeve” – Taravari: Do të promovohet pasi të zgjidhet bordi drejtues i fondit shëndetësor

Story i radhës

Aktorja u trondit pas ngjarjes së Trumpit!

Të fundit nga