Rrëmbehet 18-vjeçarja në Mitrovicë, zbulohet se ishte viktimë e dhunimit

min lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se për rrëmbimin e një 18-vjeçare dje janë arrestuar H.M 20 vjeç dhe G.B 21 vjeç, ndërsa më vonë është zbuluar se ajo ka qenë viktimë e dhunimit, për çka është arrestuar i dyshuari B.M, 34 vjeç, shkruan Express.

Policia njofton se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë dy persona, H.M dhe G.B, dyshohet se e kanë rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilët me forcë e kanë futur në veturë dhe i kanë ushtruar dhunë në forma të ndryshme, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç njofton Policia, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë mbështetur në deklaratën e viktimës, kanë arritur të zbulojnë se viktima muaj më parë është dhunuar nga i dyshuri B.M, 34 vjeç.

Viktima nuk e ka raportuar këtë rast në Polici.

“Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale. Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’”, njofton Policia.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /GazetaExpress/

Komunikata e plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’

Mitrovicë, 13 gusht 2022

Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Koosvës për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’.

Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Krim i paralajmëruar”- Masakra me 11 viktima në Mal të Zi ngjall frikë për hakmarrje

Story i radhës

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, mësoni si parashikohet të jetë moti sot

Të fundit nga