Disa persona të armatosur nigerian kanë rrëmbyer të paktën 60 persona në një komunitet të largët në shtetin veriperëndimor Zamfara, të cilat ishin kryesisht gra që festonin ditëlindjen e Profetit Muhamed, thanë banorët të enjten në valën e fundit të rrëmbimeve që goditi shtetin.
Bandat e armatosura janë të përhapura në të gjithë veriperëndimin e vendit ku grabitin ose rrëmbejnë për dëmshpërblim njerëz, po ashtu edhe dhuna është rritur pasi forcat e sigurisë shpesh nuk arrijnë të ndalojnë sulmet.
Kjo ka ngritur shqetësimin nëse banorët në atë rajon do të jenë në gjendje të votojnë në zgjedhjet presidenciale të shkurtit për të zgjedhur një pasardhës të Presidentit Muhammadu Buhari, i cili e ka të ndaluar me kushtetutë të kandidojë përsëri.
Dy banorë thanë se persona të armatosur me motoçikleta shkuan në komunitetin Magami Tandu të mërkurën në mbrëmje dhe se qëlluan me armë zjarri, shkruan Reuters.
Sipas tyre, ata morën kryesisht gra të cilat ishin në festë, e cila thuhet se mbahet nga fundi i shtatorit deri në fund të nëntorit në shtetet myslimane të Nigerisë, thanë banorët.
Zëdhënësi i policisë Zamfara, Mohammed Shehu, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për Reuters për rastin në fjalë.