Rregullat aktuale për hyrje në Greqi vazhdohen edhe për dy javë, nga 15 marsi hiqet formulari PLF

March 6, 2022
min lexim
epa08520653 A car heading towards Greece at the border crossing ‘Evzoni’ between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country’s planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Certifikatë evropiane për vaksinim, vërtetim evropian për Kovid-19 të kaluar ose rezultat negativ nga PCR/test i shpejtë edhe më tutje janë të detyrueshme për hyrje në Greqi, rregulla të cilat vlenin edhe gjatë periudhës së kaluar dhe janë të pandryshuara dhe të vazhduara për edhe dy javë deri më 21 mars 2022, ndërsa njëherësh kanë të bëjnë edhe për turistët nga Maqedonia e Veriut, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Plotësimi i formularit PLF (Passenger Locator Form) është i detyrueshëm deri më 14 mars, duke pasur parasysh atë që prej 15 marsit hiqet, diçka që është potencuar edhe në vendimin e ri ministror “Parakushte për hyrje në vend për kufizim të përhapjes së Kovid-19”, që tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare, ndërsa hyn në fuqi nesër në mëngjes.

Për dokumentin që lidhet me Kovid-19, rregullat mbeten të pandryshuara, certifikata e vaksinimit është e vlefshme për nëntë muaj pas dozës së dytë, vërtetimi për kalimin e sëmundjes zgjat 180 ditë, ndërsa nëse udhëtoni me test negativ, duhet të jetë bërë 72 ose 24 bërë orë më herët, varësisht nëse është PCR apo papid, ndërsa MIA detajisht i transmeton rregullat e udhëtimit për në fqinjin jugor.

Hyrja në Greqi lejohet për vizitorët nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zona Shengen dhe për 35 vende që janë të përfshira në sistemin e BE-së për certifikatën digjitale (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC), duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, të cilët do të ketë nevojë për një certifikatë digjitale evropiane për Kovid-19, në lidhje me vaksinimin, sëmundjen ose rezultatin negativ pas një PCR ose testi të shpejtë.

Për personat e vaksinuar, certifikata është e vlefshme nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë dhe jo më shumë se nëntë muaj pas vaksinimit dhe nuk ka kufizime për personat që kanë marrë dozë përforcuese.

Certifikata digjitale evropiane duhet të përmbajë të dhënat personale bazë, emrin dhe mbiemrin siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës, numrin e dozave dhe datën e marrjes.

Opsioni i dytë është me konfirmimin e kalimit të Kovid-19 pas testit laboratorik me metodën PCR ose testin e shpejtë të antigjenit (test i shpejtë), dhe sipas vendimit të ministrisë, certifikata digjitale evropiane për sëmundjen e kaluar lëshohet 14 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e tij është deri në 180 ditë.

Opsioni i tretë është me vërtetim për test negativ, pra rezultat negativ nga një test PCR i bërë 72 orë para udhëtimit ose një test i shpejtë 24 orë para mbërritjes në Greqi.

Detyrimet konkrete për udhëtim vlejnë edhe për të rriturit, por edhe për fëmijët që kanë mbushur pesë vjet.

Sa i përket formularit elektronik PLF (Passenger Locator Form), deri më 14 mars konsiderohet si dokument i nevojshëm për udhëtim në Greqi dhe duhet të plotësohet përmes faqes së internetit https://travel.gov.gr me çka pastaj merret vërtetim me QR kod.

Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund të testohen dhe përzgjedhja bëhet sipas algoritmit shëndetësor.

Në rast të rezultatit pozitiv gjatë testimit në kufi është paraparë karantinë pesëditore në hapësirë adekuate të treguar nga organet kompetente.

Personat që udhëtojnë me raste të konfirmuara, pra kontakte të ngushta të atyre që janë pozitivë në Kovid-19, kanë mundësi të kthehen në vendin e tyre të njëjtën ditë ose të nesërmen, me kusht që të marrin dy rezultate negative nga dy teste (PCR ose Rapid) të kryera brenda 24 orëve dhe gjatë udhëtimit të mbajnë një maskë me mbrojtje të lartë ose KN95 ose maskë të dyfishtë.

Në rast se personat që udhëtojnë me rastet e konfirmuara mbeten në vend dhe nuk janë vaksinuar ose kanë kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë ose nuk e kanë kaluar Kovid-19 në tre muajt e fundit, atëherë ata duhet të qëndrojnë në izolim për pesë ditë pas kontaktit të fundit me personin pozitiv dhe në ditën e fundit të bëhet PCR ose test i shpejtë.

Nëse kontaktet e afërta janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë ose nuk kanë kaluar gjashtë muaj nga e dyta ose e kanë kaluar Kovid-19 në 90 ditët e fundit, atëherë nuk kërkohet karantinë, por ata duhet të testohen në ditën e pestë të kontaktit.

Për shkelje të masave dhe detyrimeve ligjore parashikohen gjoba prej 500 dhe 5000 euro.

Për hyrje në Greqi, të gjitha pikat kufitare tokësore janë të hapura 24 orë në ditë, me përjashtim të Merzanit për në Shqipëri, i cili është i hapur nga ora 08:00 deri në 20:00.

Nga Maqedonia e Veriut në fqinjin jugor përmes Evzonit (Bogorodicë), përmes Niki (Mexhitlia) dhe Dojran, pa kurrfarë kufizimesh lidhur me numrin e vizitorëve apo lidhur me orarin e punës.

Në vendim, siç njofton MIA, thuhet se turistët gjatë qëndrimit në Greqi duhet të respektojnë masat që zbatohen në brendësi të vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dramë në supersllallom, Kilde 7 qindtat më i shpejt se kanadezi 

Story i radhës

Profesori Izet Zeqiri, rektor i ardhshëm i UNT-së?!

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë