Një rrëfim i padëgjuar me parë vjen nga kryefamiljari i familjes Jashari, Shaban Jashari, i cili ka treguar detaje nga sulmi i parë ndaj familjes se tij, nga forcat e regjimit të Sllobodan Milloshoviqit.
Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e heroit kombëtar të Kosovës, Shaban Jashari i cili është sakrifikuar së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij për lirinë e Kosovës.
“Shkurtimisht po flas. Na Ramazan kemi pasë edhe si hëngëm syfyr deshem me u përgatit me ra. Një musafir qëlloi atu dhe më pyeti nëse dëshiroj edhe unë me ra”.
“I thash që du me u falë. Mora abdes dhe u zgjova po duke e fshi abdesin kur t’ja ka nisë me krisë. Kur dola jashtë po thëm se çka ka bre, po thotë diçka ka, ka krisë po thojnë diçka”.
“Këtu kanë qenë disa fmi edhe i kom zgju ata fëmijët edhe ja kanë nisë ato bombat me i gjujt që mos me ta marrë mendja që shpëton ndokush i gjallë. Ne kemi nejt, jemi rujt pastaj pas një kohe kanë ardhur me hy në derë këtu, atëherë kemi qitë(gjuajtur) na. Kemi qitë edhe janë larguar pastaj ata. Edhe erdhën do shokë këndej qitshin edhe janë larguar ata”, dëgjohet rrëfimi Shaban Jasharit në videon e publikuar nga Hoxha Mulla Osmani.
Në pyetjen se do të veproni po të përseritë një sulm i tillë, përseri ndaj familjës Jashari.
“Do të mbrohna. Her do kur do të vijnë. Kemi me dalë sa t’mujna me u mbrojtë. M’u mbrojtë sa s’mujna”, ka thënë Shaban Jashari.
Më tej kur është pyetur për të ardhmen e familjes, ja kështu është përgjigjur Baci Shaban Jashari.
“Nuk është mirë këtu por shteg që shkojmë dikun në gjeti s’kemi. Nuk kemi vende kërkund, qashtu na që 14-15 shokë, qitu janë kanë qitu janë le, edhe janë dek qitu. Edhe na qitu jemi le dhe qitu dojmi me dek nuk kemi ku me shku na qitu dojmi me nejt. Qitu dojmi me luftua sa te mujm të koftë deka desim edhe udhamare i koftë”.